Karta Standarde
Karta plastike pa çip, ideale për karta klienti, karta anëtarësie, karta me barcode/QR code dhe çdo identifikim të përditshëm. Pamje profesionale, rezistencë e lartë, printim i pastër dy-anësh. Ndryshe nga kartvizitat e letrës, këto karta nuk dëmtohen, nuk zbehen shpejt dhe duken premium.
Përdorime tipike
Karta Klienti / Besnikërie
Karta Anëtarësie (klube, palestra, biblioteka)
Karta me Barkod ose QR Code
Karta Dhurate, Kupona, Garanci, Badge stafi
Pse jo kartvizitë?
Qëndrueshmëri: Material plastik rezistente ndaj ujit, konsumit dhe përthyerjes.
Lexueshmëri: mbështet barcod/QR code; lexohet nga skanerët standardë.
Pamje & prezencë: konsistente, e rregullt, perceptim më profesional se letra.
Jetëgjatësi: i reziston xhepave, portofolit dhe përdorimit ditor.


Karta Klienti




Specifikime teknike
Formati: CR80 (85.60 × 53.98 mm), kënde të rrumbullakëta.
Materiali: PVC premium.
Printimi: CMYK me rezolucion të lartë, një- ose dy-anësh; finisazh mat, gloss ose teksturë.
Barkod/QR: Code 128, Code 39, EAN-13, QR; numerim unik dhe verifikim kontrasti.
Personalizim variabël: emër/mbiemër, foto, numër serial, datë skadence, fushë për nënshkrim, shkulje numrash (scratch-off).
Opsione: shpuarje për varëse, numra të ngritur (emboss), spot UV/hologram për efekt sigurie.
Çfarë siguron biznesi yt
Identifikim i shpejtë, skanim i saktë në arkë, prezencë e fortë te klienti dhe një material që mbahet me vite, jo javë.
Gati për porosi? Kërko ofertë dhe specifiko sasinë, barkode/QR Code dhe personalizimet që do.

