Karta me Çip (RFID/NFC)

Karta plastike me çip pa kontakt për akses kontroll, hotele, palestra, staf, biblioteka, parking dhe anëtarësi. Lexim i shpejtë, siguri më e lartë se barkodi, prezencë profesionale.

Përdorime tipike

  • Hotele (dyer dhomash, ashensorë)

  • Palestra & klube (hyrje pa kontakt)

  • Zyra & magazina (akses, attendance)

  • Shkolla, biblioteka, evente (ID & regjistrim)

Pse çip, jo vetëm barkod?

  • Shpejtësi & komoditet: pa kontakt, punon edhe në kushte të vështira.

  • Siguri: UID unik, mundësi enkriptimi sipas sistemit.

  • Jetëgjatësi: nuk zbehet, rezistente ndaj konsumit.

  • Automatizim: programim/numërim për sisteme të ndryshme.

karta plastike me teksture
karta plastike me teksture

Karta me Cip (RFID/NFC)

karta plastike
karta plastike
karta me cip
karta me cip
vcard nfc
vcard nfc
karta nfc vcard
karta nfc vcard
karta me teksture
karta me teksture
karta me chip
karta me chip

Personalizim

Emër, foto, numër serial, barkod/QR shtesë, numrim unik, fushë nënshkrimi, hologram/spot UV, shirit magnetik (opsional), shpuarje për varëse.

Specifikime teknike

  • Formati: CR80 (85.60 × 53.98 mm), kënde të rrumbullakëta

  • Trashësia: sipas çipit/kërkesës

  • Materiali: PVC premium (opsion PETG)

  • Printimi: CMYK me rezolucion të lartë; mat, gloss ose teksturë; një/dy-anësh

  • Kontroll cilësie: çdo kartë testohet në lexues para dorëzimit

Procesi

Na dërgon logon dhe specifikat e sistemit; ne kthejmë dizajnin, programojmë (nëse duhet) dhe prodhojmë gati për përdorim.

Për ofertë të saktë

Na dërgo: frekuencën dhe tipin e çipit, sasinë, kërkesat e programimit dhe personalizimet.

Gati për porosi? Kërko ofertë dhe specifiko çipin/frekuencën, sasinë dhe personalizimet.

karta me cip
karta me cip